Në Angli kanë nisur të “hedhin fall”, pasi mediat britanike kanë parashikuar sesi “Tre Luanët”. Sfida e Anglia për Kupën e Botës tashmë është përcaktuar dhe rruga drejt fi nales së Botërorit 2026 është zbuluar. “Tre Luanët” kanë marrë një avantazh të rëndësishëm falë sistemit të ri të shortit të vendosur nga FIFA, i ngjashëm me modelin e Uimbëlldonit.
Kjo do të thotë se Anglia nuk mund të përballet me Spanja apo Argjentina para gjysmëfi naleve, ndërsa me Francën mund të ndeshet vetëm në fi nale, nëse të katër kombëtaret fi tojnë grupet e tyre. Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, u emërua në vjeshtën e vitit 2024 me një mision të qartë, t’i shtojë kombëtares angleze yllin e dytë mbi fanellë, pas triumfi t historik në Botërorin e vitit 1966. Tashmë, tekniku gjerman mund të nisë të planifi kojë rrugën drejt lavdisë në turneun që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.
Nëse Anglia fi ton grupin
Faza e grupeve
17 qershor: Angli – Kroaci, në Arlington
23 qershor: Angli – Gana, në Boston
27 qershor: Anglia – Panama, në Nju Xhersi
Raundi i 1/16
1 korrik: Anglia ndaj vendit të tretë nga grupet E/H/I/J/K, në Atlanta
1/8-at
6 korrik: Angli – Meksikë, në Meksiko Siti Çerekfi nalet 11 korrik: Angli – Brazil, në Miami
Gjysmëfinalet
15 korrik: Angli – Argjentinë, në Atlanta
Finalja
19 korrik: Angli – Spanjë, në MetLife Stadium
Nëse Anglia kualifikohet si e dyta në grup
Faza e grupeve
17 qershor: Angli – Kroaci
23 qershor: Angli – Gana
27 qershor: Anglia – Panamaja
Raundi i 1/16
3 korrik: Angli – Kolumbi, në Toronto
1/8-at
6 korrik: Anglia – Spanjë, në Arlington
Çerekfinalet
10 korrik: Angli – Belgjikë, në Los Anxhelos
Gjysmëfinalet
14 korrik: Angli – Francë, në Arlington
Finalja
19 korrik: Angli – Argjentina, në MetLife Stadium
Nëse Anglia përfundon e treta në grup
Edhe vendi i tretë mund ta çojë Anglinë deri në fi nale. Megjithatë, për shkak të sistemit të ndërlikuar të kualifi kimit të skuadrave të treta, ekzistojnë shumë skenarë të mundshëm dhe rruga përfundimtare nuk do të përcaktohet deri në përfundim të fazës së grupeve.