Mbappe: Nuk kam luajtur sepse trajneri më tha se jam sulmuesi i katërt - Gazeta Express
string(69) "mbappe-nuk-kam-luajtur-sepse-trajneri-me-tha-se-jam-sulmuesi-i-katert"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 9:39

Mbappe: Nuk kam luajtur sepse trajneri më tha se jam sulmuesi i katërt

Futboll

Gazeta Express

15/05/2026 9:39

Kylian Mbappe doli para mediave pas fitores 2-0 ndaj Real Oviedo.

Sulmuesi francez, i cili u fishkëllye ashpër nga tifozët në Santiago Bernabeu Stadium në momentin e futjes në fushë, komentoi kritikat e tifozëve dhe faktin që e nisi ndeshjen nga banka rezervë.

Ai u largua i vetëm nga fusha, shkoi me shpejtësi në zhveshtore, ndërroi rrobat, pasi zakonisht lojtarët dalin para mediave në zonën mikse me fanellën e ndeshjes dhe më pas vendosi të fliste për të sqaruar polemikat.

“Nuk kam luajtur sepse trajneri më ka thënë se jam sulmuesi i katërt në skuadër”, deklaroi Mbappé në lidhje me mosaktivizimin e tij si titullar.

Megjithatë, më vonë ai u përgënjeshtrua nga trajneri Alvaro Arbeloa në konferencën për shtyp.

“Ndoshta nuk më ka kuptuar mirë, nuk di çfarë të them. Nuk i kam thënë që është sulmuesi i katërt”, u shpreh Arbeloa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement