Ancelotti u përgjigjet kritikave për stilin e lojës ndaj Man Cityt - Gazeta Express
string(66) "ancelotti-u-pergjigjet-kritikave-per-stilin-e-lojes-ndaj-man-cityt"

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 15:26

Ancelotti u përgjigjet kritikave për stilin e lojës ndaj Man Cityt

Sport

Gazeta Express

20/04/2024 15:26

Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt tërhoqi kritika të mëdha nga të gjitha anët.

Dhe, Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke folur për mediat përpara “El Clasicos” të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Manchester, raporton “AS”.

“Nuk jam i befasuar. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre. Është shumë e qartë për ne se si duhet të luajmë. Duhet ta trajtosh mirë topin dhe të punosh mirë kur nuk e ke. Nuk kam gjetur asnjë tifoz nga ana jonë që të jetë i zhgënjyer. Ata janë të lumtur dhe unë jam i kënaqur me të”, tha tekniku italian.

Ancelotti gjithashtu foli për spekulimet se Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

“E ardhmja e tij varet nga ai. Ai luajti një ndeshje spektakolare (kundër Man City) dhe është një mbrojtës i nivelit të lartë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos”.

/Gazeta Express/