Ana Bërnabiq e pret fotografinë ku shihet Kurti - Gazeta Express
string(47) "ana-bernabiq-e-pret-fotografine-ku-shihet-kurti"

Ana Bërnabiq e pret fotografinë ku shihet Kurti

Gazeta Express

24/02/2020 12:06

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nga Samiti i Londrës e ka njoftuar popullin e saj për prioritetet e Serbisë. Postimin e ka shoqëruar me fotografi, ku duhet se e ka prerë një pjesë të saj sepse krah saj ishte kryeministri Albin Kurti.

Bërnabiq ka shkruar se bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e Serbisë, ndërsa nga fotografitë e publikuara është kujdesur që afër sa të mos duket Kryeministri kosovar.

Lexo Edhe:

“Në një samit për investime të BERZH’it. Për Serbinë, kohezioni dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritete dhe faktor kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomikë si dhe perspektiven ekonomike”, ka shkruar Bërnabiq në Tëitter, transmeton Gazeta Express.

Image

Në Londër po mbahet samiti për investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Aty po merr pjesë për herë të parë kryeministri Kurti, të cilit janë rezervuar të gjitha ulëset afër Bërnabiqit. /Express/