Ruben Amorim ka kërkuar më shumë kontroll te Manchester United në një fund të ashpër të konferencës për shtyp pas ndeshjes, pas barazimit 1-1 ndaj Leeds.
Amorim, 40-vjeçar, hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij, duke sugjeruar se do të largohet nga “Old Trafford” brenda 18 muajsh nëse nuk merr atë që kërkon.
“Dua vetëm të them se kam ardhur këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo trajneri kryesor,” tha ish-trajneri i Sporting Lisbonës.
“E di që emri im nuk është (Thomas) Tuchel, nuk është (Antonio) Conte dhe nuk është (José) Mourinho, por unë jam menaxheri i Man United dhe kështu do të jetë për 18 muaj ose derisa bordi të vendosë të ndryshojë”, shtoi ai.
Titulli zyrtar i Amorim te Manchester United është “trajner kryesor” dhe kështu ka qenë që kur klubi e emëroi atë në nëntor të vitit 2024./GazetaExpress/