Ambasadori Hasani: Krimet e Serbisë nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk harrohen - Gazeta Express
string(73) "ambasadori-hasani-krimet-e-serbise-nuk-vjetersohen-dhe-kurre-nuk-harrohen"

Ambasadori Hasani: Krimet e Serbisë nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk harrohen

Gazeta Express

06/12/2019 21:48

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se Serbia po mohon krimet dhe gjenocidin e bërë në masakrën e Reçakut duke shfrytëzuar harresën  kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

E sipas Hasanit, këtë po e bën ish-pjesëmarrësi i krimeve monstruoze në Bosnje dhe Kosovë, vet presidenti Vuçiq.

Lexo Edhe:

Ambasadori tha se shteti i Kosovës duhet ta thotë të vërtetën për krimet serbe në Kosovë, edhe pse Serbia po e akuzon Tribunalin e Hagës me falsifikime e shtrembërime historike, duke mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike shqiptare në Kosovë, dhe largimin me terror të një milion civilëve shqiptarë në Shqipëri e Maqedoni.

Në fund ambasadori Nait Hasani tha se krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.