Ambasada amerikane në Prishtinë me një porosi për të rinjtë kosovarë - Gazeta Express
string(68) "ambasada-amerikane-ne-prishtine-me-nje-porosi-per-te-rinjte-kosovare"

Ambasada amerikane në Prishtinë me një porosi për të rinjtë kosovarë

Gazeta Express

15/07/2020 11:28

Ambasada amerikane ka dalë me një porosi për të rinjtë kosovarë gjatë kësaj kohes kur është rritur përhapja e virusit Covid 19

Ambasada amerikane, iu ka drejtuar të rinjve me fjalët se e kupton rëndësinë që ka shoqëria për ta, por se takimet me ta t’i bëjnë në mënyrë të mençur, duke vendosur maskat, ruajtur distancën sociale dhe të kujtojnë se kjo bëhet për të mbrojtur të tjerët aq sa edhe veten.

Lexo Edhe:

“Covidi-19 është i vërtetë: Rini, ne e dimë se është e rëndësishme të kaloni kohë me shoqërinë tuaj. Por, bëjeni këtë në mënyrrë të mençur! Mbajini maskat, ruajeni distancën sociale dhe kujtojeni se këtë po e bëni për të mbrojtur shoqërinë tuaj aq sa edhe veten. Dhe mos harroni, i pastroni telefonat tuaj mobilë aq shpesh sa edhe i pastroni duart. Ndalonjeni shpërndarjen”, shkruan ambasada amerikane.