Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e “Festivalit të RTSH-së” ? - Gazeta Express
string(60) "almeda-abazi-do-te-jete-prezantuesja-e-festivalit-te-rtsh-se"

Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e “Festivalit të RTSH-së” ?

Shqiperi

Gazeta Express

24/08/2023 17:34

Prezantuesit e “Festivalit të RTSH-së” për këtë vit ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që disa emra kanë nisur të aludohen.

Dyshimet janë se aktorja e njohur shqiptare që jeton në Turqi, Almeda Abazi, mund të jetë këtë vit prezantuesja e Festivalit.

Lexo Edhe:

Kjo nuk është hera e parë që Almeda do të moderojë, pasi edhe më herët ka prezantuar në “Këngën Magjike” apo “Dancing With the Stars”.

Megjithatë, s’kemi ende një konfirmim për emrin e Almedës, e cila gjithashtu vizitoi së fundmi Shqipërinë për pushimet verore.

Ajo shoqërohej nga bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman dhe dy fëmijët e tyre.