Allegri e ‘paralajmëron’ Juventusin rreth Ardon Jasharit - Gazeta Express
string(54) "allegri-e-paralajmeron-juventusin-rreth-ardon-jasharit"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 16:41

Allegri e ‘paralajmëron’ Juventusin rreth Ardon Jasharit

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 16:41

Massimiliano Allegri ka deklaruar se Ardon Jashari do të jetë një “lojtar i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit”, ndërsa ka vlerësuar edhe punën e Juventusit me talentët e rinj, përfshirë Kenan Yildizin, për të cilin tha se “ka ende shumë hapësirë për përmirësim”.

Milani dhe Juventusi përballen në “San Siro” të dielën, më 26 prill, në ndeshjen kryesore të javës së 34-t në Serie A.

“Futbolli është i paparashikueshëm. Kush e di, ndoshta shënohet gol menjëherë dhe ndeshja hapet vetvetiu,” tha Allegri në konferencë për shtyp.

“Është gjithsesi Milan – Juventus, një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, në një moment kur të dyja skuadrat luftojnë për top 4. Ardhja e Luciano Spalletti u ka dhënë diçka më shumë dhe po kalojnë një sezon shumë të mirë”, shtoi ai.

Allegri vlerësoi edhe formën e Juventusit.

“Po bëjnë shumë mirë për nga loja dhe qëndrueshmëria. Mendoj se nuk kanë pësuar gol në tre ndeshjet e fundit. Shpresoj ta pësojnë nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për rezultatin final, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, u shpreh Allegri.

Trajneri italian u ndal edhe te zhvillimi i Kenan Yildizit, i cili debutoi në Serie A nën drejtimin e tij në vitin 2023.

“Ai ka cilësi të mëdha. Nuk është se e zbulova unë. Juventusi ka bërë punë të shkëlqyer, nga akademia deri te ekipi i dytë, duke promovuar lojtarë të vlefshëm në ekipin e parë. Yildiz mund të përmirësohet shumë”, tha Allegri.

Sa i përket Ardon Jasharit, i cili është lidhur me një kalim te Juventusi, Allegri shtoi: “Klubi ka bërë një investim të madh për një lojtar me cilësi të larta. Ai pati një dëmtim serioz dhe më pas ka pasur më pak minuta, por kjo nuk do të thotë se është bërë papritur lojtar i dobët. Ka potencial të madh dhe do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Milanit”.

Ai përmendi edhe zhvillimin e lojtarëve të rinj si Koni De Winter dhe Athekame, duke theksuar se klubi ka arritur të ndërthurë eksperiencën me talentin e ri që ka nevojë për kohë.

Aktualisht, vetëm tre pikë ndajnë Milanin dhe Juventusin në renditjen e Serie A, me bardhezinjtë në vendin e katërt dhe kuqezinjtë në vendin e tretë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement