Skuadra e Drenicës e ka marrë një fitore të madhe në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën e Re, në një duel për mbijetesë.
Të besuarit e Thomas Brdaric morën një fitore prej 3-1, anipse ishin duke humbur 1-0 në pjesën e parë.
Ibrahim Kargbo i Prishtinës së Re e hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 46-të të pjesës së parë.
Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Drenica shpërtheu.
Skuadra nga Skënderaj shënoi tri herë, për tri pikë.
Kreshnik Uka fillimisht e barazoi rezultatin në 1-1, në minutën e 79-të.
11 minuta më vonë, në minutën e 90-të, Drenica doli në epërsi me anë të Jeton Krasniqit.
Në minutën e 100-të, Drenica shënoi për 3-1, teksa dy minuta më vonë, Prishtina e Re e ngushtoi epërsinë e mysafirëve.
Në fund, ndeshja u mbyll me shifrat prej 3-2 në të mirë të Drenicës, e cila me këtë fitore, shkon në kuotën e 38 pikëve, duke i ikur pesë pikë barazhit, pozitë që mbahet nga Llapi, i cili luan nesër me Dritën.
Ndërkohë, Prishtina e Re mbetet në 28 pikë në vendin e fundit të tabelës./GazetaExpress/