Ka qenë një sezon shumë i dobët për Real Madridin dhe veçanërisht për mbrojtësin Eder Militao.
Lojtari ka kaluar një tjetër edicion të goditur nga dëmtimet, dhe kjo u konfirmua edhe më shumë këtë javë, kur u bë e ditur se një problem në muskul (hamstring) do ta mbajë jashtë fushave deri në verë.
Militão nuk do të luajë më këtë sezon me Real Madridin, por shpresonte të rikthehej në kohë për Botërorin 2026, ku synon të jetë pjesë e Brazilit.
Fillimisht pritej të rikuperohej në fillim të qershorit, por tani ekziston mundësia reale që mungesa e tij të zgjasë me muaj, jo vetëm me javë.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, lojtari ka pësuar rikthim të dëmtimit (relapse).
Bëhet fjalë për të njëjtin problem që e kishte mbajtur jashtë për rreth katër muaj më herët gjatë sezonit.
Ka shqetësime serioze se ai mund të ketë nevojë për operacion, dhe nëse kjo ndodh, atëherë rrezikon të humbasë Kupën e Botës.
Plaga nga dëmtimi i mëparshëm – një këputje e shkallës së tretë – është rihapur, dhe operacioni konsiderohet si zgjidhja më e sigurt për të shmangur probleme të tjera në të ardhmen.
Nëse vendos të mos operohet, rrezikon komplikime të mëvonshme, që mund ta detyrojnë të humbasë edhe fillimin e sezonit 2026/27 me Real Madridin.
Dy-tre vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për Militãon.
Ai pësoi dy dëmtime të rënda në ligamentet e gjurit (ACL) në vitet 2023 dhe 2024, duke munguar për më shumë se një vit në total.
Edhe këtë sezon ka humbur një pjesë të madhe për shkak të dëmtimit aktual, dhe nëse i nënshtrohet operacionit, një mungesë edhe më e gjatë do të ishte e pashmangshme – një tjetër goditje e madhe, edhe në aspektin psikologjik, për mbrojtësin e Real Madridit./GazetaExpress/