Albulena Haxhiu thotë se dështimi i Projekligjit për Rimëkëmbje dëshmon se Qeveria s'ka vota - Gazeta Express
string(91) "albulena-haxhiu-thote-se-deshtimi-i-projekligjit-per-rimekembje-deshmon-se-qeveria-ska-vota"

Albulena Haxhiu thotë se dështimi i Projekligjit për Rimëkëmbje dëshmon se Qeveria s’ka vota

Gazeta Express

15/08/2020 13:42

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj sipas saj një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Fjalët e saj, Haxhiu thotë se i bazon në seancën e djeshme ku koalicioni qeverisë kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Lexo Edhe:

“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu, raporton Express.

“Kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për “rimëkëmbje ekonomike” u votua nga vetëm 45 deputetë. Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë!”, ka përfunduar ajo./Express/