Albian Ajeti, drejt huazimit në Celtic - Gazeta Express
string(37) "albian-ajeti-drejt-huazimit-ne-celtic"

Albian Ajeti, drejt huazimit në Celtic

Gazeta Express

07/08/2020 15:11

Sulmuesi i West Ham Unitedit, Albian Ajeti, është afër arritjes së një marrëveshje për huazim në Celtic gjatë sezonit të ardhshëm.

Trajneri i Celticut, Neil Lennon, raportohet t’i ketë vazhduar negociatat me agjentin e futbollistit deri në orët e vonshme të së enjtes, në tentim për t’i siguruar shërbimet e Ajetit për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht, pas negociatave të para, mediumet britanike kishin raportuar se nuk ka shumë gjasa që ky transferim të kompletohet, pasi 23-vjeçari kishte kërkuar më shumë kohë për t’i shqyrtuar opsionet e veta, gjatë pushimeve në Sardinia.

Por, Sky Sports News tani raporton se përfshirja e trajneri Lennon në negociata e ka bindur Ajetin ta zgjedhë klubin skocez, përkundër interesimit nga disa klube të Premierligës dhe të tjera evropiane.

Nëse negociatat vazhdojnë edhe më tutje me të njëjtin intensitet, transferimi në formë huazimi mund të kompletohet deri në fillim të javës së ardhshme.

Ajeti raportohet se fillimisht do ta kalojë sezonin 2020/21 i huazuar, mirëpo Celtic do ta ketë opsionin ta blejë atë në fund të sezonit për rreth pesë milionë funte. /Gazeta Express/