Lidhja Demokratike e Kosovës sot hap zyrtarisht fushatën nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori”.
Kandidati i kësaj partie për deputet, Alban Zogaj, përmes një videoje iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’ju bashkohen në këtë tubim elektoral.
“Ejani, bëhuni pjesë e LDK’së. Bashkohuni me ne për një të ardhme më të mirë të këtij vendi”.