Albin Kurti, dhe Xhelal Sveçla, janë deklaruar lidhur me Ligjin për të Huajt, ku janë pyetur për procesin dhe numrin e serbëve që kanë aplikuar deri më tani.
Kurti, për detajet ia ka dhënë fjalën Sveçlës, porse, ka theksuar ai, kanë pasur ‘’vlerësimet më larta nga qytetarët dhe faktori ndërkombëtar’’, përcjell Gazeta Express.
‘’Qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, të integrohen të pajisjen me dokumente, dhe kemi krijuar këtë dritaren prej tre muajsh, mbi atë sa kanë aplikuar dhe si ka ecur ky proces tja kaloj fjalën ministrit. Kemi pasur vlerësimit më të larta edhe të qytetarëve brenda vendit, edhe faktorit ndërkombëtar për mundësinë që kemi krijuar’’, ka thënë Kurti.
Kurse Sveçla, ka thënë se ka pasur ‘’me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë’’.
‘’Ka pasur me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë, të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Republikën e Kosovës, të gjitha ato individualisht janë duke u verifikuar’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress