Alaba e konsideron largimin nga Bayerni - Gazeta Express
string(39) "alaba-e-konsideron-largimin-nga-bayerni"

Gazeta Express

20/03/2020 15:00

Alaba e konsideron largimin nga Bayerni

Gazeta Express

20/03/2020 15:00

Futbollisti austriak mund të transferohet në Barcelonë ose Real Madrid gjatë verës që vjen

David Alaba po e konsideron mundësinë e largimit nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur mediumi gjerman “Sport Bild”, përcjell Gazeta Express.

Mbrojtësi austriak ka kontratë me klubin nga “Allianz Arena” deri në verën e vitit 2021.

Mirëpo, palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e saj.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuar për mbrojtësin e majtë, i cili luan edhe si mesfushor.

27 vjeçari ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë në vitet e fundit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement