Aktivitetet që do të mbahen në Galerinë Kombëtare gjatë këtij muaji - Gazeta Express
string(67) "aktivitetet-qe-do-te-mbahen-ne-galerine-kombetare-gjate-ketij-muaji"

Arte

Gazeta Express

08/04/2024 15:12

Aktivitetet që do të mbahen në Galerinë Kombëtare gjatë këtij muaji

Arte

Gazeta Express

08/04/2024 15:12

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës programi i edukimit i nisur më 29 shkurt po vazhdon edhe në muajin prill në kuadër të ekspozitës “Ngjarja e Një Fijeje”. Narrativat Globale në Tekstil.

Kjo ekspozitë udhëtuese fillon me thurjen e ndërlikuar të narrativave nga globi dhe inicion dialogje të reja në kontekstin lokal. Historitë janë të thurura me shkathtësi në pëlhura dhe tekstile skulpturore, duke theksuar natyrën dinamike dhe të gjithanshme të fibrave.

Lexo Edhe:

Ekspozita është kuruar nga Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të mbahen ngjarje të ndryshme, udhërrëfime, punëtori dhe aktivitete, pjesë të Programit për Familje.

Me 13 prill duke filluar nga ora 12:00-14:00-do të jetë Programi për Familje: Bauhaus Diskutim dhe Punëtori me Rina Gosalcin dhe Diona Kusari.

14 prill nga ora 11:00-17:00 Programi për Familje: Ditë e Hapur e Hapësirës së Edukimit

20 prill nga ora 12:00-14:00 Programi për Familje: Punëtori mbi Thurrjen me Rina Gosalcin dhe Diona Kusari.

21 prill nga ora 11:00-17:00 Programi për Familje: Ditë e Hapur e Hëpsirës së Edukimit

26 prill në ora 18:00 Radical Sense: Trans-formimi i heshtjes/Lexim dhe Diskutim

27 prill 12-1400 Programi për Familje: Punëtori mbi Kolazhin e Tekstilit me Rina Gosalcin dhe Diona Kusari

Ndërkaq me 28 prill kur edhe mbyllet kjo ekspozitë nga ora 11:00-17:00 do të jetë Programi për Familje: Ditë e Hapur e Hapësirës së Edukimit.

Ndërsa udhërrëfimet për shkolla mbahen të enjteve dhe të premteve përgjatë tërë muajit.

Krejt këto aktivitete janë të hapura për publikun.