Aksident në Gjermani, përfshihet autobusi nga Kosova, udhëtarët shpëtojnë pa lëndime - Gazeta Express
string(82) "aksident-ne-gjermani-perfshihet-autobusi-nga-kosova-udhetaret-shpetojne-pa-lendime"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:43

Aksident në Gjermani, përfshihet autobusi nga Kosova, udhëtarët shpëtojnë pa lëndime

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 12:43

Përplasja ka ndodhur në aksin rrugor Magdeburg-Hannover, ku dyshohet se është përfshirë edhe një kamion. Fatmirësisht, udhëtarët kanë dalë pa lëndime dhe aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një aksident komunikacioni është regjistruar në Gjermani, ku i përfshirë ka qenë një autobus që po transportonte udhëtarë nga Kosova, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Magdeburgun me Hannoverin, ndërsa dyshohet se në aksident është përfshirë edhe një kamion.

Pavarësisht përplasjes, situata ka kaluar pa pasoja të rënda për udhëtarët. Të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet gjermane pritet të hetojnë rrethanat e plota të aksidentit për të përcaktuar shkaqet që çuan deri te përplasja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement