ZYRTARE: Vozinha e merr lejen nga Kili për ta mbajtur pseudonimin në fanellë - Gazeta Express
string(75) "zyrtare-vozinha-e-merr-lejen-nga-kili-per-ta-mbajtur-pseudonimin-ne-fanelle"

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 13:53

ZYRTARE: Vozinha e merr lejen nga Kili për ta mbajtur pseudonimin në fanellë

Sport

Gazeta Express

05/08/2026 13:53

Telenovela për emrin në fanellë ka marrë fund. Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, do të mundë të vazhdojë të luajë me pseudonimin e tij të famshëm edhe te Colo Colo, pasi Federata Kiliane e Futbollit (ANFP) e ka bërë një përjashtim të veçantë nga rregullorja.

Rregullat e kampionatit kilian parashikojnë që futbollistët ta mbajnë mbiemrin në fanellë dhe jo pseudonime.

Megjithatë, popullariteti i jashtëzakonshëm që Vozinha e fitoi gjatë Kupës së Botës 2026 bëri që drejtuesit e Colo Colos ta kërkonin një leje të posaçme, përcjell “Gazeta Express”.

Kërkesa u pranua dhe portieri 40-vjeçar do të vazhdojë ta mbajë në shpinë emrin “Vozinha”, me të cilin është bërë i njohur në mbarë botën.

Vendimi pritet të ketë ndikim edhe në aspektin komercial, pasi klubi synon të përfitojë nga popullariteti i madh i portierit dhe shitja e fanellave me emrin e tij.

Vozinha u bë një nga figurat më të dashura të Botërorit 2026 falë paraqitjeve fantastike me Kepin e Gjelbër, duke e tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë globin.

Pas përfundimit të turneut, ai nënshkroi me gjigantin kilian Colo Colo me një kontratë gjashtëmujore dhe opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement