Raportohet se ish-ministri Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale, ende s'ka konfirmim zyrtar - Gazeta Express
string(105) "raportohet-se-ish-ministri-liburn-aliu-po-intervistohet-nga-prokuroria-speciale-ende-ska-konfirmim-zyrtar"

Gazeta Express

05/08/2026 14:04

Raportohet se ish-ministri Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale, ende s’ka konfirmim zyrtar

Gazeta Express

05/08/2026 14:04

Po raportohet se ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Por, kjo e fundit ende nuk e ka konfirmuar.

Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, derisa ishte ministër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

Aliu dyshohet se ka lejuar që operatorëve ekonomikë t’u zvogëlohen borxhet me qëllim përfitimi, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë Prokurorinë Speciale për këtë çështje, por s’kanë qenë të qasshëm.

Aliu dha dorëheqje në gusht të vitit 2025 pas mospajtimit për zgjedhjen e bashkëpartiakut të tij atëherë, Dimal Basha, kryeparlamentar.

Aktualisht, ai mban pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement