Pronari në Cyrih u jep përparësi të huajve për banesë: “Është çështje drejtësie” - Gazeta Express
string(77) "pronari-ne-cyrih-u-jep-perparesi-te-huajve-per-banese-eshte-ceshtje-drejtesie"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 13:53

Pronari në Cyrih u jep përparësi të huajve për banesë: “Është çështje drejtësie”

Lajme

Gazeta Express

05/08/2026 13:53

Ai thotë se emigrantët diskriminohen në tregun e banesave dhe dëshiron t’u japë atyre një mundësi më të mirë

Në një kohë kur mungesa e banesave në Cyrih është bërë një problem i madh dhe konkurrenca për të gjetur një apartament është shumë e fortë, një pronar ka zgjedhur të veprojë ndryshe, transmeton albinfo.ch.

Enrico Zingg, pronar i një apartamenti 2.5-dhomësh me sipërfaqe 70 metra katrorë, ka publikuar një njoftim ku thekson se preferon ta japë banesën me qira një shtetasi të huaj, në vend të një zvicerani.

Sipas tij, emigrantët përballen me më shumë vështirësi dhe diskriminim në tregun e banesave, ndaj ai dëshiron të kontribuojë në zbutjen e këtij problemi.

“Ky është kontributi im për drejtësinë universale”, ka deklaruar Zingg, duke shpjeguar arsyen e vendimit të tij.

Qëndrimi i tij bie në sy në një treg ku, sipas shumë studimeve, shtetasit zviceranë shpesh kanë përparësi ndaj të huajve në procesin e përzgjedhjes së qiramarrësve. /

Advertisement
Advertisement
Advertisement