Aksident në by-passin e Fierit, dy automjete dalin nga rruga, plagosen nënë e bijë - Gazeta Express
string(80) "aksident-ne-by-passin-e-fierit-dy-automjete-dalin-nga-rruga-plagosen-nene-e-bije"

Aksident në by-passin e Fierit, dy automjete dalin nga rruga, plagosen nënë e bijë

Ballina

Gazeta Express

21/08/2021 9:50

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në by-passin Fier-Levan, ku janë përfshirë dy atomjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga.

Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Fierit . Te plagosurat jane jashte rrezikut per jeten.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve nga vendngjarja merret vesh se të plagosurat janë tre gra, dy prej të cilave nënë e bijë.

Makinat kanë përfunduar në kanalin anësor pranë rrugës.

Makinat, njëra me targa të Korçës dhe tjetra me targa të Kosovës lëviznin në drejtim të Vlorës, me sa duket për pushime në Jug, pasi në vend janë përhapur valixhe dhe ushqime. Mësohet se njëra prej automjeteve ka goditur tjetrën nga pas dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rruge.