Aksident mes pesë veturave në kryeqytet - Gazeta Express
string(54) "aksident-mes-pese-veturave-ne-kryeqytet-tre-te-lenduar"

Aksident mes pesë veturave në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 16:39

Një aksident trafiku mes pesë veturash ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Sot rrerh orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.