Akili renditet i shtati në Mastersin e Dohas, i fiton 468 pikë olimpike - Gazeta Express
string(70) "akili-renditet-i-shtati-ne-mastersin-e-dohas-i-fiton-468-pike-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/01/2021 14:54

Akili renditet i shtati në Mastersin e Dohas, i fiton 468 pikë olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

12/01/2021 14:54

Akil Gjakova ka mbyllur garimin e tij në Mastersin e Dohas në Katar, duke u renditur i shtati në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar kaloi me sukses dy raundet e para, për ta arritur çerekfinalen, ku humbi me Ippon nga Zhansay Smagulov, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe pse humbi, Gjakova pati mundësinë të luftonte për medaljen e bronztë, megjithatë u mposht në fazën e parë të repesazhit, po ashtu me Ippon.

Ai kështu u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e tij në këtë garë, duke fituar plot 468 pikë olimpike.

Dje, Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda dhe Nora u stolisën me medalje të bronzta. Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, e cila e mbyll aventurën e xhudistëve kosovarë në Mastersin e Dohas. /Gazeta Express/