Ahmeti konfirmon se 35 vjeçarja e vrarë është H.M. nga fshati Llugaxhi i Lipjanit - Gazeta Express
string(80) "ahmeti-konfirmon-se-35-vjecarja-e-vrare-eshte-h-m-nga-fshati-llugaxhi-i-lipjanit"

Ahmeti konfirmon se 35 vjeçarja e vrarë është H.M. nga fshati Llugaxhi i Lipjanit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2022 20:24

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar për Gazetën Express se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

Ahmeti tha se nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

Lexo Edhe:

“Jo nuk kam informata më shumë, përveç këtyre qe po raportohet. Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llukaxhi”, tha ai.

Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.