Hamza takon 75 vjeçaren: Më 7 qershor, bashkë do t’i themi "stop" krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën (Video) - Gazeta Express
string(102) "hamza-takon-75-vjecaren-me-7-qershor-bashke-do-ti-themi-stop-krizes-dhe-do-ta-ndryshojme-kosoven-video"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 19:19

Hamza takon 75 vjeçaren: Më 7 qershor, bashkë do t’i themi “stop” krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën (Video)

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 19:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga vizitat që po zhvillon nëpër familje kosovare anekënd vendit, ku theksoi mbështetjen dhe vullnetin për ndryshim që, sipas tij, po e gjen te qytetarët.

Në videon e realizuar gjatë një vizite në Suharekë, Hamza shfaqet pranë nënës Arife, për të cilën tha se, pavarësisht moshës së shtyrë, vazhdon të mbetet e përkushtuar për të dhënë kontribut për Kosovën.

“Nëpër dyert dhe zemrat që po na i hapin familjet kosovare anekënd Kosovës, po gjejmë vazhdimisht shumë dashuri, mbështetje dhe vullnet për ndryshim”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit janë moment bashkimi për qytetarët e Kosovës, pa dallim moshe apo profesioni.

“Më 7 qershor, të moshuar e të rinj, burra e gra, profesionistë, punëtorë e ndërmarrës, do të bëhemi bashkë për t’i thënë: STOP krizës. Sepse vetëm bashkë do ta ndryshojmë Kosovën!”, thuhet në mesazhin e tij.

Postimi është shpërndarë në kuadër të sloganit të fushatës së PDK-së: “STOP Krizës. Ndrysho Kosovën”.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement