Flirt në studio mes Ronaldos dhe Marsielës - Gazeta Express
string(42) "flirt-ne-studio-mes-ronaldos-dhe-marsieles"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:01

Flirt në studio mes Ronaldos dhe Marsielës

Yjet

Gazeta Express

21/05/2026 20:01

Konkurrentja e “Për’puthen”, Marsiela, ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, të moderuar nga Ronaldo Sharka, ku foli për eksperiencën e saj në programin e dashurisë, si dhe për planet që ka për të ardhmen.

Gjatë intervistës, një moment i veçantë mori vëmendje, pasi biseda mes moderatori dhe të ftuarës kaloi në tone më të çlirëta dhe flirtuese.

Marsiela e nisi duke i bërë një kompliment Ronaldos, teksa i tha se nga afër i dukej më simpatik nga sa kishte menduar më parë.

“Je më simpatik nga sa mendoja që ishe”, u shpreh ajo.

Moderatori e falënderoi, ndërsa Marsiela shtoi se kishte krijuar përshtypjen se ai ishte shumë sarkastik, diçka që, sipas saj, e kishte bezdisur më parë. Megjithatë, pas takimit në studio, ajo pranoi se Ronaldo i ishte dukur më i këndshëm.

Ronaldo, nga ana tjetër, tha se i pëlqen kur arrin t’i surprizojë njerëzit në këtë mënyrë.

“Është bukur kur i surprizon njerëzit në këtë formë. Ndonjëherë dikush në ekran mund të duket shumë simpatik, si në karakter ashtu edhe fizikisht, por nga afër të zhgënjen. Me mua ndodh e kundërta dhe unë e shijoj shumë këtë gjë”, tha moderatori.

Biseda më pas mori një drejtim edhe më ngacmues, kur Marsiela tha se mendonte se kishin ende shumë gjëra për të folur dhe se intervista nuk po i mjaftonte.

“Në program apo pas programit?”, e pyeti Ronaldo, duke shtuar me humor: “Mund ta vijojmë, po ku?”

Marsiela iu përgjigj me batutë: “Çfarë, do përputhemi ne?”

“Jo, nuk jam tip që përputhem kollaj, por mund të përqafohemi”, ia ktheu Ronaldo.

E ftuara vazhdoi me humor, duke thënë se ishte “e lodhur nga përputhja”, ndërsa moderatori e pyeti se ku mund ta vazhdonin bisedën pas emisionit.

Ronaldo propozoi një takim në natyrë, duke theksuar se nuk është shumë i dhënë pas bisedave në kafe. Marsiela e pyeti nëse po mendonte ta çonte në mal, por kur ai e pyeti nëse i pëlqente mali, ajo u përgjigj shkurt: “Jo”.

Në fund, moderatori e mbylli momentin me batutën: “Mund të gjejmë diçka të mesme.”

Ky shkëmbim replikash krijoi një moment të lehtë dhe argëtues në studio, duke tërhequr vëmendjen e publikut për tonet flirtuese mes të dyve. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement