Ahmeti: Jemi në kontakt me shtetasit kosovarë në Izrael, mund të na thërrasin për çkado që kanë nevojë - Gazeta Express
string(100) "ahmeti-jemi-ne-kontakt-me-shtetasit-kosovare-ne-izrael-mund-te-na-therrasin-per-ckado-qe-kane-nevoje"

Ahmeti: Jemi në kontakt me shtetasit kosovarë në Izrael, mund të na thërrasin për çkado që kanë nevojë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 17:54

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se janë në konstakt me shtetas të Kosovës në Izrael.

Ahmeti tha në Frontal të T7 se ata mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të publikuar nga Ministria për “çkado që kanë nevojë”.

Lexo Edhe:

“Ne kemi qenë në komunikim. I kemi bërë publikë numrat tanë të kontaktit në Jerusalem. Jemi në kontakt. Nuk ka të raportuar për ndonjë rast të lëndimit. Mund të telefonojnë për çkado që kanë nevojë dhe do ta kenë ndihmën tonë”, tha zëvendësministri.

15 shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani e sulmoi Izrealit, pritet të kthehen këtë mbrëmje.