Afrikania lind dhjetënjakë - Gazeta Express
string(26) "afrikania-lind-dhjetenjake"

Afrikania lind dhjetënjakë

Fun

Gazeta Express

09/06/2021 1:43

Një grua afrikane  ka lindur 10 bebe ditën e djeshme

Një grua nga Afrika e Jugut ka lindur 10 bebe duke thyer rekord në librin e rekordeve Guinnes.

Lexo Edhe:

Rekordi deri me tani është mbajtur nga Malian Halima Cisse e cila kishte lindur nëntënjakë në Marok muajin e kaluar.

Sipas një media lokale në Afrikën e Jugut, Gosiame Thamara Sithole, (37) është hyrë në operim cezarian dhe ka lindur shtatë djemë dhe tri vajza duke hyrë kështu në librin e Guinessit si gruaja që ka lindur më se shumti fëmijë në një lindje, transmeton GazetaExpress.

Raportet e para thoshin se Sithole dhe burri i saj, Teboho Tsotetsi po prisnin tetë fëmijë por duket se aparati nuk i kishte hasur edhe dy të tjerë.

“Jam e shokuar me këtë shtatzëni. Në fillim e kisha vështirë të mbetem shtatzënë, isha sëmurë. Ishte vështirë për muaj. Ende është e vështirë por jam mësuar deri tani. Nuk ndiej dhimbje më, por ende e kam vështirë. Vetëm lutëm që Zoti të më ndihmoj mua dhe fëmijët që të jemi më shëndet dhe unë dhe fëmijët tani jemi gjallë. Jam e lumtur për këtë”, tha Sithole për mediat lokale.

Duke folur për Pretoria Neës, Tsotetsi tha se Sithole lindi fëmijët pas 29 javëve dhe shtatzënia ishte natyrale dhe jo me trajtim fertiliteti.

Sithole, e cila po ashtu ka binjak gjashtë vjeçar tani ju tha gazetarëve se është e lumtur që ka lindur të martën në mëngjes 10 fëmijë.

Në maj, një grua maliane lindi nëntënjakë në Marok, duke thyer rekordin që mbahej nga amerikania Nadya Suleman, e cila kishte lindur tetë bebe më 2009.

Raportet tregojnë që edhe dy gra kishin lindur nëntënjakë në vitin 1970, por bebet e tyre të gjitha vdiqën brenda ditës. /GazetaExpress/