Abuzimi seksual me 15- vjeçaren në Tiranë, Prokuroria heton dhe drejtuesit e shkollës - Gazeta Express
string(83) "abuzimi-seksual-me-15-vjecaren-ne-tirane-prokuroria-heton-dhe-drejtuesit-e-shkolles"

Abuzimi seksual me 15- vjeçaren në Tiranë, Prokuroria heton dhe drejtuesit e shkollës

Gazeta Express

01/06/2020 19:44

Thellohet skandali i abuzimit me të miturën në Babrru.

Pak ditë nga arrestimi i 65-vjecarit si dhe 3 personave të tjerë, hetimi për rastin i cili nuk u konstatua kurrë nga policia është shtrirë dhe te shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”.

Lexo Edhe:

Burime pranë Prokurorisë thanë për a2 se po verifikohen të gjitha veprimet e drejtuesve të shkollës, pasi ka dyshime se kanë qenë në dijeni të abuzimit seksual nga ana e Abaz Dogës, i cili punonte si roje dhe nuk kanë raportuar në organet kompetente.

Të njëjtin fakt e pohoi dhe babai i vajzës së dhunuar, i cili tha se historia vijon prej 4 vitesh ndërsa kishte kontaktuar me drejtorin e shkollës për ngacmimet që kryente Doga jo vetëm tek vajza e tij, por edhe tek të mitur të tjerë.

Ajo që të bie në sy në zonën ku banon 15-vjeçarja janë dhe shkrimet e emrit të saj në çdo mur të lagjes. Efektivët e komisariatit nr. 5 nuk i panë kurrë këto shkrime ndërsa specialistët e zonës nuk u interesuan se përse i njëjti emër ndodhej në çdo cep të lagjes edhe pse shumica e banorëve e dinin historinë. Askush nuk foli për kërcënimet që i bëheshin të miturës ndërsa babai i saj kërkon ndihmë nga shteti të largohet.

Abaz Doga, 65-vjeç, punonte prej disa vitesh si roje i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Ndonëse në shkollë mungojnë oficerët e sigurisë, ata që jo në pak raste kemi parë në Tiranë, ajo që të bën përshtypje është se dhe djali i tij bën të njëjtën punë në të njëjtën shkollë. E mitura nuk ka ndjekur orët e mësimit për shkak të gjendjes së rënduar, por edhe se ndihet e kërcënuar.