Skuadra e Vëllaznimit e ka fituar derbin e javës në Ligën e Parë të Kosovës, ndaj Lirisë, me ndeshjen e luajtur në Gjakovë, në kuadër të xhiros së 29-të.
Gjakovarët kanë fituar minimalisht ndaj prizrenasve, me shifrat prej 1-0, shkruan “Gazeta Express”.
Golin për vendasit e shënoi Emir Skenderi në minutën e 67-të të takimit, i cili u asistua nga Mark Bushaj.
Me këtë fitore, skuadra gjakovare, e drejtuar nga Leotrim Krasniqi shkon në kuotën e 61 pikëve dhe e parakalon Lirinë në tabelë.
Ndërkohë, Liria e Ismet Munishit mbetet me 59 pikë./GazetaExpress/