Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë - Gazeta Express
string(129) "abdixhiku-ne-25-vjetorin-e-vrasjes-se-fehmi-aganit-ishte-truri-i-levizjes-per-liri-vrasja-e-tij-akt-hakmarrjeje-per-triumfin-tone"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 10:39

Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2024 10:39

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes.

Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi” dhe e ka konsideruar si një ndër figurat më të mëdha kombëtare.

Lexo Edhe:

“Politikani, sociologu, truri i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dora e djathtë e Residentit Rugova, mbetet njëri ndër figurat më të mëdha kombëtare. Maturia, urtësia e thellësia e mendimeve të tij, janë shenja të secilit kujtim që sot kemi për të.”

Kreu i LDK’së tha se vrasja e Aganit ishte akt hakmarrjeje për triumfin historik të Koosvës.

“Ai u vra 25 vite më parë, më 5 maj të vitit 1999. Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe, ishte akt hakmarrjeje për triumfin tonë historik; Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës.”

Abdixhiku ka folur për biografinë e Aganit.

“Fehmi Agani u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i anagzhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty. Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakul­tetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte krye­redaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema. Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patritotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie.”

“Në këtë përvjetor prej çerek shekulli, së bashku me struktura nga mërgata, nderuam dhe kujtuam profesor Aganin mu te këndi i tij, tani pjesë e pandashme e shtëpisë së madhe të demokracisë!”