AAK: Të nisë urgjentisht hetimi për hyrjen e Kurtit, Abazit dhe Sveçlës në dhomën e përgjimeve - Gazeta Express
string(92) "aak-te-nise-urgjentisht-hetimi-per-hyrjen-e-kurtit-abazit-dhe-svecles-ne-dhomen-e-pergjimeve"

AAK: Të nisë urgjentisht hetimi për hyrjen e Kurtit, Abazit dhe Sveçlës në dhomën e përgjimeve

Gazeta Express

28/05/2020 19:10

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas ngritjes së dyshimeve se zyrtarë të lartë qeveritarë kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në njësinë e përgjimeve të Telekomit të Kosovës.

AAK konsideron se ky është një akt i pastër kriminal, prandaj ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve nga Prokuroria e Shtetit.

Lexo Edhe:

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon urgjentisht nga Prokuroria e Shtetit që në kuadër të kompetencave të saj, të ndërmarrë veprime për të hetuar rastin e hyrjes së dyshimtë dhe të paautorizuar në njësinë e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës. Ky veprim është një akt kriminal i pastër dhe i ulët kundër sistemit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në fund thuhet se shteti duhet të mbrojë qytetarët nga këto aktivitete të orkestruara kriminale.

“Shteti i cili u ndërtua me mund, duhet ta dëshmojë që ka drejtësi dhe mbron qytetarët e Kosovës nga këto aktivitete kriminale të orkestruara.”