A e dini që minjtë meshkuj tmerrohen nga bananet - Gazeta Express
string(48) "a-e-dini-qe-minjte-meshkuj-tmerrohen-nga-bananet"

Mistere

Gazeta Express

01/06/2022 19:40

A e dini që minjtë meshkuj tmerrohen nga bananet

Mistere

Gazeta Express

01/06/2022 19:40

Kërkuesit kanë zbuluar diçka të habitshme për minjtë meshkuj: ata ‘terrorizohen’ nga bananet.

Ky zbulim ndodhi krejt rastësisht pasi ata po studionin sjelljen e minjve kundrejt miusheve shtatzëna ose në gjidhënie, por rezultoi se prania e një substance kimike te bananet, shkakton përgjigje stresi te meshkujt.

Lexo Edhe:

Femrat iu përgjigjen meshkujve të panjohur ‘agresivisht dhe duke urinuar’ pasi këta të fundit sulmojnë dhe vrasin të vegjlit. Ndaj, femrat që janë në periudhën e fundit të shtatzënisë ose ato që kanë nisur tashmë të sekretojnë qumësht, përdorin këto kimikate natyrale të tyre për t’i larguar.

Në to gjendet amil acetati, një substancë e ngjashme me një përbërës që ndodhet te disa fruta dhe përdoret për të nxjerrë ekstraktin e bananes. Ky kimikat shkakton ndryshime ekstreme hormonesh te minjtë meshkuj.

Ekipi shkencor përdori vaj bananeje të blerë që e spërkati në kafazet e minjve meshkuj dhe vuri re se niveli i tyre i stresit u përgjigj menjëherë, thuajse në shkallën kur ata përgatiten të ndeshen.

Një tjetër rezultat i çuditshëm është se minjtë që nuk kanë kryer ende aktin e tyre të parë të riprodhimit, frikësohen edhe më shumë nga prania e amil acetatit. Kjo përkon me tendencën e tyre për të sulmuar më shumë të vegjlit se sa ata që tashmë kanë nisur procesin, duke i bërë të jenë kërcënim për të sapolindurit./tvklan.al