Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi me publikun detaje nga jeta e saj personale gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo foli për marrëdhënien me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, duke e përshkruar atë si një baba të shkëlqyer dhe partner të përkushtuar.
Gjatë diskutimeve mbi temën e tradhtisë, Kiara u pyet në studio për ndjesitë e saj personale:
“Nuk e kam provuar si ndjesi,” tha ajo, duke qenë e sinqertë për përvojat e saj.



Kur moderatorja u pyet direkt: “A do ta falje tradhtinë Luizit?”, Kiara iu përgjigj me hapësirë për reflektim:
“Nuk e di, po se provove si do reagosh. Është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë. Në lidhje dashurore jam më strikte se në raportet shoqërore. Dua burri të më respektojë dhe ta respektoj, kjo është mungesë e madhe respekti. Por nuk e di si do reagoja…”
Komentet e saj reflektuan një qasje të matur dhe të ndershme ndaj marrëdhënieve, duke theksuar rëndësinë e respektit reciprok dhe të besimit në lidhje.
Kiara Tito vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura të ekranit shqiptar, jo vetëm për talentin dhe profesionalizmin në moderim, por edhe për transparencën dhe sinqeritetin që tregon në rrëfimet e saj personale. /GazetaExpress/







