Pse plakja e trurit i prek më shumë femrat - Gazeta Express
string(42) "pse-plakja-e-trurit-i-prek-me-shume-femrat"

Pse plakja e trurit i prek më shumë femrat

Gazeta Express

05/06/2020 11:14

Një ndër sëmundje më të përhapura në botë është sëmundja e Alzheimerit apo demenca.

Ndonëse nuk mund të përcaktohet qartë se kur këto sëmundja mund ta prekin trurin e një personi, sipas ekspertëve mund të shpjegohet se përse kjo sëmundje mund t’i prekë më shumë gratë.

Lexo Edhe:

Si zhvillohet kjo sëmundje

Për shumë kohë ka ekzistuar teoria se sëmundja e Alzheimerit apo humbja e kujtesës është më e përhapur tek gratë. Së fundmi, ata japin të dhëna, që e vërtetojnë këtë teori. Një studim i Universitetit të Nashville, tregon se roli i gjinisë në këtë sëmundje është thelbësor.

Kjo lidhet me një proteine të ashtuquajtur TAU, dhe përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë trurin duke kaluar nëpër neurone. Ky kalimi dëmton qelizat e trurit duke shkaktuar kështu dëme të tjera, siç është plakja e trurit.

Tek gratë kjo proteinë është më e lartë prandaj dëmton disa qeliza të shëndetshme, dhe kështu rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.

Deri tani nuk ekziston një kurë specifike për trajtimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje, por vetëm disa medikamente, të cilat i kontrollojnë simptomat. /Gazeta Express