Seanca për votimin e Qeverisë, Vjosa Osmani s'pranon ta drejtojë atë - Gazeta Express
string(70) "nis-seanca-per-votimin-e-qeverise-vjosa-osmani-spranon-ta-drejtoje-ate"

Seanca për votimin e Qeverisë, Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë atë

Gazeta Express

03/06/2020 11:31

Ka nisur seanca ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK-së.

Lexo Edhe:

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosja të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV-ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

LDK-ja ka propozuar për kryeministër Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe. /GazetaExpress/