Vdekja e 17-vjeçarit në kantierin e ndërtimit, policia e Vlorës arreston 2 persona - Gazeta Express
string(81) "vdekja-e-17-vjecarit-ne-kantierin-e-ndertimit-policia-e-vlores-arreston-2-persona"

Vdekja e 17-vjeçarit në kantierin e ndërtimit, policia e Vlorës arreston 2 persona

Gazeta Express

31/05/2020 11:56

Ersel Mullai, drejtuesi teknik i kompanisë private ku punonte 17-vjeçari Jaup Bekotaraj, i cili humbi jetën ditën e djeshme më 30 maj, është arrestuar nga policia e Vlorës.

Më herët ishte arrestuar edhe manovratori Bujar Xhakeri, i cili goditi minorenin me vinç duke i shkaktuar vdekjen.

Lexo Edhe:

”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raportohet se 17-vjeçari punonte në të zezë pa siguracione.