Luana i gëzohet rikthimit në punë - Gazeta Express
string(33) "luana-i-gezohet-rikthimit-ne-pune"

Gazeta Express

26/05/2020 23:13

Luana i gëzohet rikthimit në punë

Gazeta Express

26/05/2020 23:13

Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca sot është kthyer në punë pas një kohë të gjatë dhe duket se kjo e ka gëzuar pa masë këngëtaren shqiptare

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumica e yjeve shqiptarë, ashtu si ato ndërkombëtarë, të vetizolohen deri në kalimin e pandemisë.

Lexo Edhe:

Shqipëria tashmë ka liruar shumicën e masave kundër koronavirusit dhe kjo ka bërë të mundur që shumë yje atje tashmë të kthehen në punë.

E sot, në zyre të saj është parë edhe Luana Vjollca e cila ka thënë se ndihet mjaft e lumtur dhe se i ka munguar ambienti i saj i punës.

“Me kishte marr malli pafund per zyren time dhe punen mbi projektet televizive! Po juu ??? ? “, ka shkruar ajo në faqen e saj në Instagram.

Para pandemisë, Luana kishte startuar me emisionin e saj Take me Out Albania, një emision që kishte filluar fansat e saj kurse në fund të marsit ajo kishte realizuar edhe këngën e saj më të re, “Pa panik”. /GazetaExpress/