Një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se disa ditë më parë, ai së bashku me nënën e tij dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe simptoma të tjera.
Më pas të hënën, atij dhe familjarëve të tij i është marrë tamponi, të cilët kanë rezultuar pozitiv. Pas rezultatit të tamponeve, të tre janë izoluar, ndrësa pritet që të testohen të gjithë personat e tjerë më të cilët ai ka pasur kontakt.
Dyshohet se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij, e cila punon si shitëse por ende pritet që të bëhet një hetim i rastit pasi nuk përjashtohet mundësia që efektivi të jetë infektuar në punë.