'Bebi është i mirëpritur', Romeo dhe Donaldi flasin për planet për t'u bërë baballarë - Gazeta Express
string(81) "bebi-eshte-i-mirepritur-romeo-dhe-donaldi-flasin-per-planet-per-tu-bere-baballare"

‘Bebi është i mirëpritur’, Romeo dhe Donaldi flasin për planet për t’u bërë baballarë

Gazeta Express

24/05/2020 13:37

Romeo dhe Donaldi ishin të ftuar so në “Pop Culture” dhe gjatë intervistës me Dojna Memën, si rrallëherë folën për lidhjet e dashurisë me dy vajzat e famshme të showbizit, Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin. Sigurisht edhe këtë herë vëllezërit u treguan të rezervuar duke mos përmendur emra, megjithatë lanë të kuptohej se janë shumë të lumtur.

Romeo e përshkruajti Jonidën si një vajzë goxha të zonjën, pranoi që ishin bashkë në jug “rastësisht” dhe se i pëlqen ta surprizojë me lule.

Lexo Edhe:

Ndërsa Donaldi u shpreh se i pëlqen shumë kur bie “Borë”.

Gjatë intervistës, Bora i pyeti aktorët edhe se kush prej tyre do bëhet baba i pari. Romeo dhe Donaldi treguan se nuk kanë bërë plane, por e mirëpresin një beb nëse ndodh.

“Nuk e di, kur të vijë, të vijë. S’kam bërë plane. Varet edhe personi që ke në krah, sa siguri të jep, siguria është kryesorja”, u përgjigj Donaldi.

“Nëse ndodh, ndodh dhe është i mirëpritur”, tha Romeo dhe shtoi duke qeshur: “Apo s’është dhe kjo periudha që kanë rënë të gjitha me barrë”./Xing.a