Rrëfimi i të mbijetuarit të rrëzimit të aeroplanit në Pakistan: Gjithë çka mund të shihja ishte zjarr dhe britma - Gazeta Express
string(111) "rrefimi-i-te-mbijetuarit-te-rrezimit-te-aeroplanit-ne-pakistan-gjithe-cka-mund-te-shihja-ishte-zjarr-dhe-britma"

Rrëfimi i të mbijetuarit të rrëzimit të aeroplanit në Pakistan: Gjithë çka mund të shihja ishte zjarr dhe britma

Gazeta Express

23/05/2020 10:32

Një nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit të së premtes në qytetin pakistanez të Karaçit ka përshkruar përvojën e tij, duke thënë se gjithçka që mund të shihte “ishte zjarr”.

Pasagjeri Muhamed Zubair ishte njëri prej dy pasagjerëve që mbijetuan pasi aeroplani ku ishin u rrëzua afër një zonë të banimit, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Autoritetet shëndetësore në provincën Sindh thanë që 97 persona u konfirmuan të vdekur.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.

Por një zyrtar i aviacionit civil i tha Reuters se aeroplani mund të mos ketë qenë në gjendje të ulë nënshartesën e tij.

Pamjet e postuara në mediat sociale dukeshin se shfaqnin shenja të përplasjes nën të dy motorët, pa nënshartesa të dukshme në qasje.

Si arriti Muhammad Zubair të arratisej?

Një Airbus A320 që transportonte 91 pasagjerë dhe tetë persona ekuipazh – përfshirë shumë familje që udhëtonin përpara festës së Bajramit të së dielës – kishte udhëtuar nga Lahore.
Ishte duke u përpjekur të zbriste në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah të Karaçit rreth orës 14:30 me kohën lokale kur aeroplani ra.

Zubair, i cili pësoi vetëm plagë të lehta, tha se aeroplani u përpoq të ulej dhe u rrëzua rreth 10-15 minuta më vonë.

“Askush nuk ishte në dijeni se avioni ishte gati të rrëzohej; ata po drejtonin aeroplanin në mënyrë të qetë,” tha ai.

Ai humbi vetëdijen pas rrëzimit. Kur erdhi në vete, ai tha : “Unë mund të dëgjoja ulërima nga të gjitha drejtimet. Fëmijë dhe të rritur. Gjithë çfarë mund të shihja ishte zjarr. Nuk mund të shihja asnjë person – thjesht dëgjoja britmat e tyre”.

Të afërmit e viktimave të këtij aeroplani janë mbledhur rreth morgut për të identifikuar më të dashurit e tyre.