Thaçi: Është e pavërtetë që kam ndikim te gjyqtarët e Kushtetueses, vendimi i tyre s’më ka pëlqyer - Gazeta Express
string(95) "thaci-eshte-e-pavertete-qe-kam-ndikim-te-gjyqtaret-e-kushtetueses-vendimi-i-tyre-sme-ka-pelqyer"

Thaçi: Është e pavërtetë që kam ndikim te gjyqtarët e Kushtetueses, vendimi i tyre s’më ka pëlqyer

Gazeta Express

21/05/2020 21:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat nga Gjykata Kushtetuese e vendit për presion ndaj saj nga ana e tij.

Thaçi ka thënë se nuk i ka bërë presion Kushtetueses, duke vlerësuar se Gjykata ka dashur ta barazojë atë me kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, ndaj të cilit gjithashtu pat ankesë për presion.

Lexo Edhe:

Presidenti ka mohuar se gjyqtarët e Kushtetueses i nënshtrohen atij.

“Gjyqtarët i ka zgjedhur Kuvendi. Nuk i ka zgjedhur Presidenti. Natyrisht se kalojnë në procedura nga Precidenti, por aprovimin e bën vetë Kuvendi”, ka thënë Thaçi në Rubikon.

“Sa i përket dëgjueshmërisë… është plotësisht e pavërtetë, dhe nuk qëndron”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se vetë vendimi i Gjykatës për pezullimin e dekretit të tij për mandatarin e ri për kryeministër vërteton pohimin e tij.

“Askush të mos mendojë që më ka pëlqyer ai vendim”, është shprehur Thaçi. /Express/