Këpucët e nënshkruara nga Michael Jordani – i cili i kishte veshur po ato palë në një ndeshje të cilën ia fitoi Chicago Bulls-ave në sezonin e tij debutues në NBA – janë shitur në një ankand online për 560 mijë dollarë.
Air Jordan 1, lloji i këpucëve që Michael Jordani i kishte dizajnuar në vitin 1985, pritej të shiteshin për 100 mijë deri në 150 mijë dollarë në ankandin Sotheby, që u mbyll të dielën, transmeton Gazeta Express.
Sotheby’s e mbajti ankandin e parë të dedikuar vetëm për këpucë sportive vitin e kaluar, kur theu rekord botëror duke i shitur një palë këpucësh të vitit 1972 të Nike, të njohura si Këpucët e Hënës, për 437 mijë dollarë.
Megjithatë, tani që fama e ikonës së basketbollit është rritur edhe më shumë shkaku i dokumentarit të ESPN “The Last Dance”, ankandi e theu këtë rekord edhe një herë, duke shitur për 560 mijë dollarë këpucët e Jordanit.
Si të gjitha këpucët e basketbollit të veshura nga Jordani, dy këpucët kanë madhësi të ndryshme, njëra numër 47, tjetra 47.5.
Këpucët u shitën nga koleksionuesi Jordan Geller, i cili e ka një muze të këpucëve sportive, Shoezuem, në Las Vegas. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...