11 raste të reja me covid-19 në Kosovë, 2 të shëruar
Gazeta Express
11/05/2020 22:17
IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, dy persona janë shëruar.
Numri total i të prekurve tani është
895, ndërsa 657 persona janë shëruar.
Rastet pozitive janë raste
kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e
epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren),
komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast
me vendbanim në Ferizaj.
IKSHPK kërkon që të zbatohen rekomandimet në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kriza e pandemisë. /Express/