string(115) "dua-te-nderroj-ndodh-live-rudina-magjistari-sndjehet-mire-ne-emision-dhe-e-thote-troc-jo-cdo-gje-eshte-pas-kuintave"

Gazeta Express

08/05/2020 9:48

“Dua të ndërroj…”, ndodh live! Rudina Magjistari s’ndjehet mirë në emision dhe e thotë troç: Jo çdo gjë është pas kuintave

Gazeta Express

08/05/2020 9:48

Moderatorja, Rudina Magjistari me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se jo çdo gjë ndodh pas kuintave, gjatë transmetimit të një emisioni.

Përmes një videoje shkëputur nga emisioni i pasdites, moderatorja nuk ndihet mirë në stolin ku duhet të ulej për të nisur prezantimin, dhe ka kërkuar live që t’ja ndërrojnë.

“Aq e rëndësishme është të jesh komode gjate nje bisede, sa që s’përbën asnjë problem te kërkosh të të ndërrojnë stolin live. Jo çdo gjë ndodh vetëm pas kuintave, të dashur miq,”- shkruan Rudina Magjistari.

Në video duket ndihmësja e programit, që i sjell moderatores një stol tjetër, për t’u ndjerë më komode, dhe për të nisur e qetë programin e saj.