Michael Jordanit i ofruan 100 milionë dollarë për t’u paraqitur në një ngjarje për dy orë, tha ‘jo’ - Gazeta Express
string(94) "michael-jordanit-i-ofruan-100-milion-dollare-per-tu-paraqitur-ne-nje-ngjarje-per-dy-ore-tha-jo"

Michael Jordanit i ofruan 100 milionë dollarë për t’u paraqitur në një ngjarje për dy orë, tha ‘jo’

Gazeta Express

02/05/2020 13:04

Superylli i NBA-së, Michael Jordan, mund të ketë dalë në pension vite më parë, por ai mbetet i rëndësishëm po aq sa atëherë.

sh-ylli i Chicago Bulls është mundur të qëndrojë kryesisht jashtë vëmendjes, pasi u largua nga basketbolli gati dy dekada më parë.

Lexo Edhe:

Aq shumë, sa që vite më parë ai hodhi poshtë një ofertë milionëshe në një marrëveshje ku do të paraqitej për vetëm dy orë.

Këtë e ka konfirmuar ish agjenti i tij, David Falk.

“Para tre vjetëve ia sigurova atij një marrëveshje për 100 milionë dollarë. E gjitha që ai duhej ta bënte, përveç se të nënshkruante dhe të pajtohej, ishte të paraqitej për një apo dy orë për ta bërë publike marrëveshjen, por ai e hodhi poshtë atë”, tha Frank pa dhënë detaje shtesë rreth marrëveshjes në fjalë.

“Zoti e bekoftë atë. Ai ka qenë aq i suksesshëm saqë kjo i jep të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë dhe të mos i bëj gjërat që nuk dëshiron t’i bëjë. Unë e çmoj këtë vërtet shumë. Ai është shumë, shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen e gjërave në të cilat dëshiron të përfshihet”. /Gazeta Express/