Ministri Murati: Opozita s'e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin - Gazeta Express
string(120) "ministri-murati-opozita-se-votoi-trajtimin-e-rishikimit-te-buxhetit-do-te-mundesohej-pako-200-milioneshe-per-inflacionin"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 13:25

Ministri Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 13:25

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ pasi nuk kanë mundur që të shtyjnë me procedurë të përshpejtuar rishikimin e buxhetit.

Murati ka thënë se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 200 milionë eurove.

“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement