Dafina Kastrati publikon projejtin e ri, edhe Kosova pjesë e videoklipit - Gazeta Express
string(71) "dafina-kastrati-publikon-projejtin-e-ri-edhe-kosova-pjese-e-videoklipit"

Gazeta Express

24/04/2020 15:03

Dafina Kastrati publikon projejtin e ri, edhe Kosova pjesë e videoklipit

Gazeta Express

24/04/2020 15:03

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Dafina Kastrati, shqiptarja e cila karrierën muzikore është duke e zhvilluar në Gjermani, tashmë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Running”.

Dafina përmes kësaj kënge, me zërin e saj të veçantë bën thirrje që secili ta gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situatë. Pos forcës, “Running” është po ashtu thirrje për shpresë dhe vullnet në këto ditë pandemie.

Pjesë e këtij projekti janë edhe personazhe të ndryshme, miq e bashkëpunëtor të këngëtares, duke e përfshirë kështu edhe Kosovën, për të cilën flet me një dashuri shumë të madhe. #gjesi të hënën do të sjell një intervistë ekskluzive me artisten, ku pos projektit të fundit, tregon edhe për albumin e saj të parë i cili parashihet të publikohet gjatë këtij viti.

Pos këtij projekti, Dafina është duke punuar fort për tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me single-in e saj debutues “Shot calling” Dafina në vitin 2017 zuri vendin e tretë në MTV./Express/

DAFINA – RUNNING (Official Music Video)