SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 mln euro të ushqimeve! E fitoi kompania e kompjuterave - Gazeta Express
string(87) "spak-nis-hetimin-per-tenderin-1-5-mln-euro-te-ushqimeve-e-fitoi-kompania-e-kompjuterave"

Gazeta Express

09/04/2020 14:15

SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 mln euro të ushqimeve! E fitoi kompania e kompjuterave

Gazeta Express

09/04/2020 14:15

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet mbi tenderin e ushqimeve, të cilin qeveria ia akordoi një firme të Maqedonisë së Veriut, e specializuar në kompjutera.

Lexo edhe: PD sulmon Ramën e Xhaçkën: Pse nuk flisni për tenderin korruptiv të ushqimeve?

Lexo Edhe:

Partia Demokratike e bëri publik tenderin prej 1.5 mln eurosh javën e kaluar. PD denoncoi gjithashtu tenderin si korruptiv dhe një padi penale iu drejtuar Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Lexo edhe: “6 vepra penale në ngarkim të Olta Xhaçkës”- PD kallëzon në SPAK tenderin 1.5 milion euro të ushqimeve gjatë periudhës së epidemisë

Si kundërpërgjigje ndaj padisë dhe akuzave, Xhaçka u kundërpërgjigj duke akuzuar opozitën se po bën politikë me koronavirusin. Nga ana tjetër Xhaçka nuk dha asnjë shpjegim se përse një kompani e Maqedonisë së Veriut, për më tepër e specializuar në kompjutera, arriti të fitojë një tender për pakot ushqimore që qeveria do të shpërndante për ata që janë prekur ndjeshëm nga pasojat e sjella nga koronavirusi në vend.

Lexo edhe: Zonja Ministre, a mundet të flasësh për akuzat dhe jo akuzuesin?

Kujtojmë se pas denoncimit të këtij tenderi, PD ka sjellë në vëmendje dhe 4 prokurorime të tjera, të kryera në kohën e epidemisë. PD denoncoi se qeveria ka kryer 4 tendera sekretë për aspekte të rëndësishme të menaxhimit të krizës së koronavirusit. Në njërin prej tenderave në fjalë, konkretisht atë për respiratorët, sipas PD-së rezulton se fituesi është një kompani që merret me dekoderat e televizorëve./EXPRESS